Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
30 %
1kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

I drejtoi armën punonjësit të Shqiponjave, jepet masa e sigurisë për rivalin e Aldo Bares, i shumëkërkuar nga policia

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4499d4f88f9064113048357d10692690

Gjykata e Tiranës  ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ per rivalin e Aldo Bares Orges Bilbilin, i cili ditën e premte u plagos nga një efektiv i forcave ‘Shqiponja’, pasi refuzoi të tregonte kartë e identitetit.

Mësohet se ai është marrë në pyetje një ditë më parë nga Krimet e Rënda dhe ka thënë se do të dëshmojë në një moment të dytë.

Masa e sigurisë ndaj Bilbilit u dha tek Spitali i Traumës, ku ai ndodhet i shtruar.

Ndërkohë mbi të akuzuarin, rëndojnë veprat penale “armëmbajtje pa leje” dhe “vrasje e mbetur në tentative ndaj efektivit të Policisë”.

30 vjeçari jetonte prej disa muajsh në Tiranë, në një apartament me qira në rrugën “Sitki Çiço”, të cilin e ndante me një djalë tjetër.

Ky i fundit është identifikuar me inicialet A.K, dhe dyshohet se ka qenë personi që shoqëronte Bilbilin kur ndodhi plagosja. Ai u largua menjëherë nga vendngjarja, pa lënë gjurmë.

Ndërkohë policia e Tiranës ka ushtruar kontroll në banesën e tyre dhe ka gjetur një armë zjarri dhe një sasi të konsiderueshme parash.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur para dy ditësh në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, ku fatkeqësit është plagosur lehtë edhe një kalimtare e cila po kalonte rastësisht në rrugë në momentin që efektivi ka gjuajtur në drejtim të agresorit.

Ndërsa Bilbili ishte shpallur në kërkim nga policia për vrasje dhe disa vepra të tjera penale.

30 vjeçari akuzohet se është i përfshirë ne vrasje, plagosje, vjedhje, trafik droge si dhe një nga autoret e masakrës së ndodhur ne 11 shtatorit 2017 në Lushnje, ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img