Hapësire reklamuese

Politikë

I doli në mbrojtje Bashës, socialistët 'HAKMERREN' ndaj Veton Surroit, i heqin TITULLIN 'Nderi i Kukësit'

Shkruar nga Newsbomb
Politikani kosovar Veton Surroi

Këshilli i Qarkut të Kukësit i ka hequr titullin "Nderi i Qarkut Kukës" publicistit dhe politikanit kosovar Veton Surroi.

Në mbledhjen e mbajtur këtë të premte, këshilli hoqi titullin që është dhënë në 2015.

Sipas kryetarit të Këshillit, Abdulla Domi, vendimi është marrë pas kërkesës që iu drejtua Këshillit të Qarkut nga dy intelektualë të Kukësit.

Sipas tij, këta dy intelektualë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, kanë paraqitur edhe argumentet.

Ndërkohë që kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i cili është edhe anëtar i Këshillit ka thënë se heqja e titullit është bërë për shkak të fushatës mediatike dhe politike që Veton Surroi ka bërë kundër UÇK-së.

Kujtojmë se politikani kosovar, Veton Surroi ka marrë titullin “Nderi i Qarkut Kukës” me motivin “Për kontribut të veçantë në fushën mediale dhe politike gjatë krizës së vitit 1999 dhe shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”.

Surroi i ka dalë në mbrojtje kreut të PD-së, Lulzim Basha për akuzat që i janë bërë në lidhje me hetimin e tij ndaj ushtarëve të UÇK-së, ndërsa ka kritikuar Ramën në lidhje me debatin.

Po ashtu një ditë më parë, Basha bëri një deklaratë ku tha se qeveria shqiptare ka tentuar të joshë me tendera një ish-zyrtar të UÇK-së, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.