Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

I doli emri në përgjime, reagon për herë të parë “Niku”, biznesmeni Besnik Halili që u përfol për lidhje me Ndrangheta-n: Ja si është e vërteta

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2169d38ee038d9d9b57e26385c2215f4

Përgjimet e antimafias italiane të botuara prej ditësh në të gjitha mediat, përmbanin edhe emrat e disa politikanëve apo biznesmenëve në Shqipëri.

Në bisedat telefonike përmendej edhe emri “Niku”, i cili është biznesmeni Besnik Halili, , i shoqërisë GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k, për të cilin thuhej se ka lidhje të forta me politikanët dhe do t’i siguronte Ndrangheta-s disa tendera.

Për herë të parë ka reaguar vetë biznesmeni Halili i cili në një intervistë për MCN TV ka mohuar në mënyrë kategorike lidhjet me mafian italiane apo personazhet politikë.

Ai mohoi gjithashtu edhe të kishte marrëdhënie biznesi me bashkinë e Tiranës, pasi sipas tij ai nuk ka asnjë ldhje me biznesin e ndërtimit.

Intervista:

Z. Halili, emri juaj është përmendur në përgjimet e dala në media gjatë javës së shkuar. Cili është roli juaj në to?

Unë refuzoj në mënyrë absolute ndonjë rol në to. Jam përmendur nga të tjerë, por për sa më përket, mund të them se vetëm po hidhet baltë dhe po spekullohet me emrin tim.

Z. Halili, përse thoni spekulime?

E ndiej të domosdoshme të sqaroj opinionin publik mbi këto trillime, që bëhen veçse për qëllime politike, sepse nuk ekziston asnjë lidhje mes emrit tim dhe personazheve të politikës. Në fakt mund të shtoj se nuk kam asnjë marrëdhënie pune apo miqësie me emrat e përmendur. Unë jam inxhinier dhe sipërmarrës në sektorë të ndryshëm. Që prej vitit 1996 mbuloj pozicionin e drejtorit të Shoqërisë GTS sh.p.k., pjesë e multinacionales italiane Sol Group, kuotuar në bursë dhe prezente në 29 vende të botës. Ne jemi furnizuesi kryesor qysh prej vitit 1996 i spitaleve publike dhe private në vend, dhe dua të shtoj që për këtë jam dhe personalisht krenar, sidomos për shërbimet e kryera gjatë pandemisë, ku shërbimi nuk u ndal asnjë moment. Jam krenar dhe për mbështetjen e grupit, dhe ritheksoj, operojmë në tregun shqiptar si furnizuesi kryesor në disa dekada.

Por në fakt, emri juaj përmendet dhe në lidhje me lejet e ndërtimit të Bashkisë së Tiranës.

Refuzoj kategorikisht çdo akuzë në këtë sens. Unë kurrë nuk jam marrë me ndërtim dhe asnjëherë nuk kam patur asnjë marrëdhënie biznesi me Bashkinë e Tiranës. Por gjithashtu as shoqëria që unë drejtoj nuk ka patur asnjë marrëdhënie me Bashkinë e Tiranës, sepse e tillë është natyra e punës që ne realizojmë. Nuk kemi patur asnjë rol në ndërtime të asnjë lloji.

Z. Halili, a i keni njohur dhe a keni biseduar ju me personat që janë përgjuar nga Antimafia Italiane?

Marrëdhënia ime e biznesit me z. Gallo ka qenë zero. Nuk ka asnjë aktivitet me shoqërisë që unë drejtoj dhe biznesit apo bizneseve të z. Gallo. Kam patur oferta në lidhje me produktet që z. Gallo tregtonte, por që nuk janë realizuar. Kaq. Asgjë më shumë, asnjë biznes apo kontratë nuk na lidh. Çdo njeriu që merret me biznes mund t’i rastisë rëndom të diskutojë me sipërmarrës të huaj ose vendas, dhe unë nuk i paragjykoj ata. Kjo nuk më bën as ortak me ta e as më tepër bashkëpunëtor të aferave të tyre. Madje dhe oferten për veshje pune, arsye për të cilën e njoha, nuk e pranuam. Kaq janë faktet, të tjerat veçse spekulime.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img