Hapësire reklamuese

Aktualitet

I dogjën shezlongët në Drimadhes, flet përfaqësuesja ligjore e biznesit: Nuk kemi patur konflikte, çfarë s’po dëgjojmë e shikojmë këto ditë

Shkruar nga Newsbomb
I dogjën shezlongët në Drimadhes, flet përfaqësuesja

Përfaqësuesja ligjore e subjektit “Domi Shpk”, ka reaguar për zjarrin e madh që gjatë natës shkrumboi 60 shezlonge dhe çadra në plazhin e Drimadhes.

Artemis Kito tha se ata s’kanë patur konflikte me persona të tjerë, ndërsa ky është viti i tretë që operojnë me leje në këtë zonë. Shezlonget dhe çadrat ishin në pronësi të 55-vjeçarit Bilbil Domi.

“Unë jam Artemis Kito përfaqësuesja ligjore e subjektit Domi.al.shpk, jemi pajtuar me stacionet e plazhit në Drimadhes, kemi ndjekur procedurat pranë bashkisë Himarë.  Mbrëmjen e djeshme ndodhemi një zonë dhe kemi marrë telefonatë nga banorë që kishin parë zjarr dhe tym. Kemi mbërritur në vendngjarje dhe pamë që shezllonët dhe çadrat ishin përpirë nga flakët.

Nuk e kishim nisur akoma aktivitetin pasi në 25.06.2021 kemi marrë njoftimin nga agjencia e kombëtare e bregdetit për lidhjen e kontratës dhe prisnim piketimin e bashkisë për të shpërndarë. Nuk kemi hasur konflikt nuk kemi pasur probleme, nuk mendoj as konkurrencën dhe asgjë. Ky është sezoni i 3, vitin e kaluar e kemi pasur në një parcelë tjetër. Këtë kemi thënë edhe në polici. Në këto momente çfarë nuk po dëgjojmë dhe shikojmë por nuk mendoj se kemi ndonjë risk”, tha ajo.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.