Hapësire reklamuese

Aktualitet

I dogjën mjetin “Volkswagen, i riu nga Elbasani mbledh shokët dhe bëjnë për spital njërin prej autorëve

Shkruar nga Newsbomb
I dogjën mjetin “Volkswagen, i riu nga Elbasani mbledh shokët

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi akuzohen se i vunë zjarrin një automjeti në qytet.  Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit:  N. L., 37 vjeç dhe A. S., 28 vjeç, banues në Elbasan, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu është arrestuar edhe pronari  i mjetit tip “Volkswagen”, i cili ka bërë “vetëgjyqësi”, pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë kanë marrë me forcë shtetasin N.L dhe e kanë goditur me sende të forta,  i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vetëgjyqësia”, për zbardhjen e djegies së qëllimshme të një automjeti.

I vunë zjarrin një automjeti, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Vihet në pranga edhe pronari i automjetit, si dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, pasi morën me forcë në automjet dhe goditën me sende të forta, njërin nga shtetasit që dyshohet se ka djegur automjetin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashhkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në DVP Elbasan, pas njoftimit për djegien e një automjeti, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, Elbasan, kanë organizuar punën për zbardhjen e shkakut të djegies së automjetit.

Bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, se djegia e automjetit ishte e qëllimshme, shërbimet e Policisë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vetëgjyqësia”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

  1. L., 37 vjeç dhe A. S., 28 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim;
  2. Zh., 23 vjeç, banues në Elbasan, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit U. G. dhe A. Zh., për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore të kryera gjatë operacionit dyshohet se shtetasit N. L. dhe A. S., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vënë zjarrin automjetin tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit J. Zh.

Pas djegies së automjetit, shtetasi J. Zh., me vetëgjyqësi, në bashkëpunim me shtetasit U. G. dhe A. Zh., kanë marrë me forcë në automjet dhe kanë goditur me sende të forta, shtetasin N. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjeti tip “Audi”, në përdorim nga shtetasi N. L., si dhe disa aparate celulare.

Vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësise ligjore të 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu