Sot u zbardh ngjarja ku pak ditë më parë personazhit të njohur të TikTok, Kozak Braçi i njohur me emrin e artit Kozaku dy shtetas, tashmë të identifikuar dhe arrestuar nga policia i vunë flakën dhe shkrumbuan plotësisht makinën “Mercedes Benz GLE” me vlerë 50 mijë euro.
Vetë Kozaku pas njoftimit të policisë për arrestimin e dy autorëve, ka publikuar në rrjetet sociale fotografinë e një prej autorëve
"Kujtoi se do shpëtonte nga kamerat... me këto atlete që ka djeg makinën, me këto është kap, as kapuç s’ka pas”- shkruan Kozak ndër të tjera.
Në foto nje nga autoret qe i dogjen makinen, publikuar ne Instagram nga Kozak Braçe
Lexo edhe: PAMJET: Shkrumbohet Mercedesi 50,000 euro i Kozak Braçit, Policia në vendngjarje
Sipas policisë porositësi që urdhëroi djegien e makinës së Kozakut është reperi Kleviol Ahmetaj, 37 vjeç. Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio edhe më herët ka pasur debate dhe konflikte me Kozak Braçen.
Lexo edhe: Policia shpall në kërkim Cllevion, pagoi 1500 euro për të djegur makinën e Kozakut
Duke u referuar rrjeteve sociale, Clleviol aktualisht ndodhet në Dubai ku prej disa ditësh ka kërkuar ndihmë nga fansat e tij pasi pësoi një sulm në zemër. Ai vetë në rrjetet sociale tregoi se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale pasi pësoi një sulm në zemër dhe sipas tij pritet që në ditët në vijim t’ i ndënshtrohet dhe një tjetër operacioni.
Clleviol i shtruar ne spital, Dubai
Lexo edhe: VIDEO/ Cllevio pëson sulm në zemër në mes të Dubait, i nënshtrohet operacionit
Arsyeja se përse është larguar drejt Dubait mund të jetë edhe për t’i shpëtuar arrestimit nga policia pas porositjes së djegies së makinës 50 mijë euroshe të Kozakut.