Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

I dogjën Ferrarin dhe jahtin, gjykata e Elbasanit dënon me 5 vite burg Elton Kilën (Për çfarë akuzohet)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot vendimin për Elton Kilën, duke e dënuar me 5 vite burg, pasi akuzohet për veprën penale “pastrim parash”. 

Ai u arrestua me qëllim ekstradimi  në Italisë, ku ishte kërkuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.

Më herët Elton Kilës u dogj garazhi me 10 mjete luksoze brenda, mes tyre një Ferrari dhe një jaht. Gjykata vendosi gjithashtu sekuestrimin e disa pasurive ne emer te tij dhe familjareve te tij.

KUSH ËSHTË ELTON KILA

Elton alias Kastriot Kila, është arrestuar nga policia e Elbasanit në tetor të vitit 2018, në bazë të një urdhër-arresti lëshuar nga autoritet italiane.

Në Itali, sipas të njëjtave burime, ai akuzohej se ka qenë pjesë e një organizate kriminale, me aktivitet në fushën e narkotikëve.

“Ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescara-s/Itali, ka lëshuar urdhrin e ndalimit ndërkombëtar Nr.SPIE522/2011, datë 11.09.2018, për kryerjen e  veprave penale ‘Organizata kriminale’, ‘Trafikim i narkotikëve’, ‘Mashtrim’ dhe Kallëzim i rremë’, parashikuar nga nenet 110,416,367, e 642 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit kundër Drogave. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet të mëtejshme”, tha policia në 2018.

Në postimet që i riu bënte në rrjetet sociale, shfaqte jetën e luksit. Makina të shtrenjta të markave “Ferrari”, “Lamborghini”.

Më shumë

spot_img
spot_img