Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama si dhe ministren Lindita Nikolla.
Vasili shprehet se Rama i do të gjithë gdhë si vetja pasi sipas tij, kryeministri ka alergji nga shkenca, kërkimi shkencor dhe universiteti.
"Ky do thjesht vetëm një gjë: rruajtje lekësh, eurosh, dollarësh….. ç’te jenë e ç’të dalë", shkruan Vasili.
Postimi i plotë:
Kryeministër i mbaruar, i do te gjithe gdhë si vetja.
Ministrja e arsimit me mesatare 5.9.
Me kete kryeminister shkollepak,qe kemi edhe 2.9 po ta kishte shume do ishte,bile edhe pa diplome fare do ishte akoma me mire.
Ky i do te gjithe gdhë si vetja, se ky ka alergji nga shkenca, kerkimi shkencor, universiteti,
akakademizmi, ky do thjesht vetem nje gje: rruajtje lekesh, eurosh,
dollaresh….. ç’te jene e ç’te dalë.