Hapësire reklamuese

Aktualitet

I divorcuar dhe baba i dy fëmijëve, kush është 55-vjeçari që u gjet i pajetë në pyll; kishte dy ditë që nuk shkonte në shtëpi (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e rëndë që u mësua ditën e sotme në Himarë. Agim Papagjika është 55-vjeçari që u gjet i pajesë sot në mëngjes në një zonë pyjore në Nivicë.

Ai ishte i divorcuar nga bashkëshortja prej disa vitesh dhe jetonte i vetëm. Ishte prind i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali. Burime për mediat tregojnë se ata kishin marrëdhënie të mira me të atin, pavarësisht se jetonin me mamanë.

Banorët e fshatit thonë se ai kishte dy ditë që ishte larguar nga banesa për të bërë dru. Mungesa e tij bëri që vëllezërit t’i viheshin në kërkim të tij, duke gjetur trupin e pajetë në pyll.

55-vjeçari dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke prerë degët e një peme aksidentalisht është dëmtuar prej tyre dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll