Hapësire reklamuese

Aktualitet

I diplomuar për Arte në Shqipëri, 24-vjeçari shqiptar kapet në "shtëpi bari" në Angli

Shkruar nga Newsbomb

Një shqiptar, i diplomuar për Arte në Shqipëri, ka rënë në prangat e policisë angleze pasi u kap në një shtëpi bari në një fshat të qarkut Durham.

Sipas asaj që mediat britanike shkruajnë, mësohet se shqiptari i identifikuar si Kleon Zeneli, 24-vjeç, u gjet teksa po kujdesej për rritjen e kanabisit në një banesë të marrë me qira, në adresën në Bowburn.

Prokurori, Chris Morrison, ka bërë me dije se shqiptari u gjet në papafingon e banesës, ku dhe po kultivohej kanabisi. Ndërkohë, në dy dhomat e gjumit në katin e sipërm të banesës u gjetën pajisje të ndryshme të cilat nevojiteshin për kultivimin e lëndës narkotike.

Në total, sipas prokurorit, u gjetën 50 bimë, të gjitha 1 deri në 2 metër lartësi dhe u dol në konkluzionin se përkujdesja për bimët kishte nisur prej disa kohësh. Gjithashtu, ai theksoi se gjatë kontrolleve, u zbulua se kishte ndërhyrje edhe në sistemin e energjisë.

Ndërkohë, shqiptari nuk iu përgjigj asnjë prej pyetjeve të Policisë se pse ishte aty dhe çfarë po bënte. 24-vjeçari pohoi vetëm se ishte një shtetas shqiptar i cili po qëndronte në Britani në mënyrë ilegale.

Ne foto, i riu shqiptar Ne foto, i riu shqiptar

I riu shqiptar sipas prokurorit nuk është një person me precedentë penale dhe nuk ka asnjë dënim të mëparshëm në këtë vend. Sa i përket personave të tjerë të përfshirë, ai u shpreh se nuk kanë asnjë informacion.

Zeneli u deklarua fajtor dhe akuzohet për prodhimin e drogës të klasit B si dhe për vjedhje të energjisë. Ai, ndodhet në paraburgim në burgun Durhamit që nga momenti i arrestimit.

Ndërkohë, nga ana tjetër avokatja Kate Barnes tha se 24-vjeçari pavarësisht se kishte përfunduar universitetin e Arteve, nuk ishte në gjendje të gjente punë në vendin e tij të lindjes. Për këtë arsye ai vendosi të emigronte drejt Mbretërisë së Bashkuar tre muaj para se të binte në prangat e Policisë. Sipas avokates i riu shqiptar duhet tu shlyente borxhin atyre që e trafikuan në Mbretërinë e Bashkuar dhe për të siguruar të ardhurat iu ngarkua që të kujdesej për rritjen e kanabisit.

Barnes tha se i riu shqiptar po vepronte nën drejtimin e të tjerëve dhe nuk kishte asnjë përfitim financiar, përveç përmbushjes së borxhit ndaj trafikantëve të tij.

Kanabisi i gjetur dhe i riu shqiptar Kanabisi i gjetur dhe i riu shqiptar

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese