Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I digjet makina zyrtarit të PD-së në Vaun e Dejës, ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm

Shkruar nga Newsbomb
I digjet makina zyrtarit të PD-së në Vaun e Dejës, ngjarja

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, i është djegur makina Ariston Drinit, kryetar i grupseksionit të PD-së në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Mësohet se në deklaratën e dhënë për policinë Drini ka mohuar të ketë konflikte. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm.

Ariston Drini ka thënë gjithashtu tha se policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe se është në pritje të zbardhjes së plotë të saj.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:30 kam dëgjuar një plasje. Kemi dalë jashtë dhe kam parë që pjesa e përparme e makinës që ishte në flakë. Policia ka ardhur bënë 4-5 foto , bënë punën e tyre dhe ka ikur. Tani të shohim përgjigjen që do të kthejë. Unë nuk kam pasur konflikte me asnjë person dhe nuk ia kam idenë kësaj ngjarje”, ka thënë Ariston Drioni për ABC.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll