Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

‘I dhashë gaz se më pret shoqëria për të festuar’, kapet në autostradën Tiranë –Durrës ‘Audi’ me 213 km/orë

Shkruar nga Newsbomb

Policia Rrugore ka vijuar në fundjavë inspektimet e automjeteve që ecin tej normave të lejuara dhe shoferët që nuk respektojnë normat bazë të qarkullimit.

Natën e mbrëmshme policia u ndal në autostradën Tiranë-Durrës, ndër të tjera policia ndaloi një mjet Audi V8 që po ecte me shpejtësi 213 km/orë.

“Me Radar per te evidentuar ata drejtues mjetesh qe qarkullojne me shpejtesi tej limiteve te lejuara.

Drejtuesi i mjetit Audi V8 me 213 km/ore.

Nuk i ndalon Patrulles se Policise me Radar pas shenjes per te ndaluar, por ndalon pasi i ka dale Patrulla tjeter e Policise Rrugore tek sheshi "Shqiponja"

Arsyeja: Shpejtoja se me pret shoqeria per te festuar ne fundjave.

Argetohuni ne fundjave, por mos rrezikoni jeten tuaj dhe te perdorueseve te tjere te rruges”, sqaron policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese