Hapësire reklamuese

Aktualitet

I dhanë garanci Ramës një muaj më parë, 4 ministrat e jashtëm të VISHEGRADIT letër homologëve të BE-së: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Rama në Samitin e Vishegradit në 12 shtator

Ministrat e Jashtën të Vishegradit (Poloni, Çeki, Hungari dhe Sllovaki) u kanë dërguar një letër homologëve të BE-së për të vendosur në favor të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave.

Në të thuhet se miratimi i hapjes së bisedimeve për integrim do të ndihmojë të gjithë Ballkanin Perëndimor drejt integrimit të plotë në strukturën e përbashkët ekonomiko-politike të Europës së Bashkuar.

‘’Nëse BE vendos nëse do të fillojë bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është e rëndësishme të theksohet se të dy vendet kanë përmbushur kriteret që BE përcaktoi për ta, duke vendosur reforma të ndërlikuara të brendshme. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë duke pritur me padurim fillimin e një faze të re të procesit të integrimit në BE. Është koha për të marrë një vendim të guximshëm për të ardhmen jo vetëm këtyre dy vendeve, por edhe të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe BE-së’’, shkruhet në letrën e shefave të diplomacisë të 4 vendeve të ‘’Vishegradit’’.

Po ashtu është paraqitur dhe drafti paraprak i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, i cili kërkon që Shqipëria të ngre Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe të ndërmarrë hapa konkretë në Reformën Zgjedhore brenda 6 muajve të parë të 2020.

Kujtojmë që kryeministri Rama mori mbështetjen e 4 vendeve të Europës Qendrore para një muaji kur u mbajt Samiti i Vishegradit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese