Hapësire reklamuese

Politikë

“I dhamë Europës buzëqeshje dje, ndryshe nga Brukseli mërzitshëm”, Rama: Ndikimi rus është i pranishëm, rajoni dhe BE duhet të jetë bashkë

Shkruar nga Newsbomb
“I dhamë Europës buzëqeshje dje, ndryshe nga Brukseli

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel në sesionin e diskutimit rreth Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Rama gjatë fjalës së tij foli dhe për samitin që u mbajt dje në Tiranë ku nuk kurseu batuata duke thënë se kryeqyteti u dha buzëqeshje liderëve europianë dhe rreze të bukura të diellit.

Ai ndër të tjera tha se rajoni dhe Bashkimi Europain duke të jenë bashkë në këtë kohë, kur mund të ketë ndikim rus.

“Kur dikush më pyeti kohë më parë se çfarë mund t’i sjellë Shqipëria Bashkimit Euoprian. Nuk është e lehtë t’ i përgjigjesh kësaj pyetje. Mund të sjellim disa buzëqeshje, dje sollëm buzëqeshje në fytyrat e tyra. I patë dje ishin më mirë sesa kur mblidhen në Brukselin e mërzitshëm.

Në kryeqytetet e tyra deprezive të mëdha. Ajo ishte e bukur ishte që fotoja në grup u bë ndryshe nga herët e tjera dhe dëgjoja të thonin dielli, shikoje diellin sa bukur. Ishte sikur kishin dalë nga një shpellë dhe po i gëzoheshin diellit. Këto janë gjëra të mira që ne u dhamë dje.

Mendoj se është shumë më e thellë nga ajo që dhamë është se jemi besnik dhe nuk jemi të mërzitshëm. Dhe këto janë shumë të rëndësishëm.

Shqipëria është vendi më proeuropian në kontinen sepse ne kemi arrdhur nga ferri, jo nga ferri francez, por kemi ardhur nga ferri tërësisht i izoluar. Kemi qënë shumë besimtar ndaj Stalinit ne e mbajtëm për vite aty. Ne do jemi këtu të mbrojmë BE nga BE deri në fund. Ajo që tha Abazi, që ata s’po e hapin derën për ne, por ne duke qëndruar te dera nuk i lëmë të ikin. Për të qenë serioz samiti i djeshëm ishte një ngjarje jashtëzakonisht historike.

Ftoni njerëz nga Ballkani dhe u thoni flinsi 5 minuta, të gjithë duket të ikin ne duket të rrim të flasim. Për ta përbyllur dua të them se ka të bëjë me cënueshmërin dhe dobësim në vendet e tyre. Ndikimi rus është i pranishëm dhe rreziku rus është prezent edhe në Shqipëri. Kjo është arsyeja pse duhet rajoni të mbahet bashke dhe të rrijë bashkë dhe BE me rajonin sepse ndikojn këto ndikime ruse”  tha Rama ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu