Hapësire reklamuese

Politikë

I dha tender 3 miliardë lekë mikut të tij, SPAK kërkon 3.6 vite burg për Lefter Allën

Shkruar nga Newsbomb
I dha tender 3 miliardë lekë mikut të tij, SPAK kërkon 3.6

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga togat e zeza që ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla të dënohet me 3 vite e 6 muaj burg. Ai akuzohet se ka favorizuar mikun e tij që të fitonte një tender prej 3 miliardë lekësh, për ujësjellësin e një lagjeje në Bulqizë.

Bëhet fjalë për tenderin në shumën 322.439.000 lekë të reja, për të cilën janë shpallur fitues operatorët ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k.

Për këtë procedurë prokurimi, rezulton se tenderi është fituar nga të njohurit e kryetarit të bashkisë, kurse punimet janë kryer nga nëpunës publikë të Bashkisë Bulqizë në kundërshtim me Ligjin Per Prokurimet Publike dhe aktet nënligjore.

  1. Lefter Alla - Kërkohet 3 muaj e 6 vite burg
  2. Enkeleda Lleshi - Kërkohet 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite dhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik
  3. Rubin Kola -Kërkohet 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos të ushtrojë asnjë funksion publik
  4. Arsen Gjoka - Kërkohet 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos të ushtrojë asnjë funksion publik
  5. Kujtim Zogu - Kërkohet 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos të ushtrojë asnjë funksion publik
  6. Erjon Isaku - Kërkohet 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite e 8 muaj dhe 5 vite jashtë funksioneve publike
  7. Leonard Daci - Kërkohet 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos të ushtrojë asnjë funksion publik
  8. Rasim Daci - Kërkohet 4 vite, me gjykim të shkurtuar 2 vite e 8 muaj dhe 3 vite të mos ushtrojë detyrën e administratorit të personit juridik
  9. Aqif Konesha - Kërkohet 2 vite e 3 muaj me gjykim te shkurtur 1 vit e 6 muaj dhe 3 vite te mos ushtroje administratorin e personit juridik
  10. Dali Gazidedja - Kërkohet 1 vit e 9 muaj burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 2 muaj
  11. Për Ana Nishku dhe Kastriot Ibrahimajn, çështja është ndarë sepse janë me gjykim të zakonshëm

Rezulton e provuar se zyrtarët e Bashkisë Bulqize, konkretisht shtetasit Lefter Alla, Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Leonard Daçi dhe Erjon Isaku në bashkëpunim me njëri –tjetrin për arsye të njohjeve apo lidhjeve me te hetuarin Rasim Daci, i cili është përfituesi “de jure” i tenderit dhe te hetuarin Aqif Konesha, i cili është përfitues “de facto” në tenderimet e kryera nga ana e Bashkisë Bulqize, i kanë privilegjuar ata.

Kryetari dhe zyrtarët e bashkisë kanë krijuar avantazhe për këto dy subjekte si gjatë procedurës së prokurimit duke e shpallur fitues subjektin e shtetasit Rasim Daci pa përmbushur të gjitha kriteret e vendosura, por edhe gjate fazes së zbatimit të punimeve sepse punimet janë kryer nga subjekti i shtetasit Aqif Konesha qe nuk eshte shpallur fitues në procedurën e tenderit ku ka konkurruar, pasi nuk plotesonte kriteret ligjore.

Kjo me qëllimin e vetëm që të mos krijoheshin dyshime për lidhjet e të pandehurit Aqif Konesha me kryetarin e Bashkisë Bulqizë, të pandehurin Lefter Alla.

Edhe gjate fazes se zbatimit te kontrates jane evidentuar shkelje ligjore, pasi provohet tej dyshimit të arsyeshem të mbështetura në prova,  që te hetuarit Lefter Alla dhe Enkeleda Lleshi me mos-veprime (omission) lidhur me punimet qe janë bërë de facto nga shoqëria e te hetuarit Aqif Konesha që nuk përmbush kushtet dhe kriteret  për  kryerjen e këtyre punimeve, kanë cënuar interesat e ligjshëm të shtetasve, pasi subjekti qe ka kryerde facto punimet nuk gezon licensat e nevojshme per kryerjen e punimeve specifike për ujesjellësin që është një objekt me rëndësi jetike për qytetarët e Bashkisë Bulqizë, ndaj mungesa e liçencave profesionale nuk garanton standartin me të lartëshëndetësor të qytetarëve.

Ndërsa të hetuarit Rasim Daci dhe Aqif Konesha, administratorete subjektit fitues dhe atij qe ka kryer de fakto punimet, ne bashkepunim edhe me te hetuarit e tjere Ana Nishku qe ka kryerdetyren e mbikqyresit te punimeve dhe Dali Gazidedja drejtuesi teknik i punimeve kane perpiluar dokumente te falsifikuara gjate zbatimit te kontrates duke pasqyruar faktin e rremë se punimet jane kryer nga firma fituese e procedurës se prokurimit si dheper faktin se aktet qe dokumentojne kryerjen e punimeve/mbikqyrjen e punimeve jane perpiluar ne kohe tendryshme nga data qe pasqyrojne realisht ne dokumentet e zbatimit.

Lexo edhe: SPAK “kopsit” dosjen e Lefter Allës dhe e dërgon për gjykim: I dha 3 miliardë lekë tender miku të tij, punimet i bëri bashkia (E PLOTË)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese