
Eneda Tarifa është përballur me një pyetje të sikletshme në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku u pyet se përse vipat ndahen më shumë.
“Nuk është e vërtetë që artistët divorcohet shumë, thjesht janë më të dukshëm se njerëzit e tjerë”, tha ajo.
Sakaq ajo ka folur dhe për vështirësitë që ka procesi i divorcit. “Po u trajtua normalisht dhe po nuk u bë dramë, atëherë gjithçka shkon normalisht,” u shpreh këngëtarja.
Kujtojmë se Eneda dhe ish-bashkëshorti i saj, Erjon Zaloshnja i dhanë fund marrëdhënies pas 18-vitesh.