Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I dha fund jetës duke u hedhur nga furgoni, shoqja: Kishte debatuar me burrin

Shkruar nga Newsbomb
I dha fund jetës duke u hedhur nga furgoni, shoqja: Kishte debatuar me

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Peqin, ku një grua i dha fund jetës duke u hedhur nga furgoni që ishte në lëvizje në aksin Peqin-Elbasan.

Merushe Gjuzi 55 vjeç i dha fund jetës mëngjesin e sotëm, teksa prej vitesh punonte si shitëse ambulante. Shoqa e viktimës tha se 55-vjeçarja ishte konfliktuar me bashkëshortin, dhe se kjo mund ta ketë çuar në aktin ekstrem.

“Gjithmonë rrinim të ulura në vendin e parë të furgonit, por këtë mëngjes deshi të ulej pas dhe u ul vetëm”, ka thënë shoqja e viktimës.

Një lidhje me ngjarjen është shoqëruar në polici shoferi i furgonit.

"Rreth orës 09:00, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, shtetasja M. Gj., rreth 50 vjeçe, ndërkohë që udhëtonte në automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi S. T., 30 vjeç, dyshohet se ka hapur derën e pasme të furgonit dhe është vetëhedhur. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja M. Gj. ka humbur jetën.

Drejtuesi i furgonit, shtetasi S. T., po shoqërohet në Komisariat, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje", njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese