Tirana
scattered clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
66 %
2.1kmh
40 %
Hën
10 °
Mar
10 °
Mër
9 °
Enj
11 °
Pre
8 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

“I detyronte vajzat të mbuloheshin”, flet babai i Alvin Berishës: Gruaja u lidh në internet, iku në Siri pa dijeninë time

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

030e39b67b60d8f90dc5701d226f9108

Babai i Alvin Berishës ka zbuluar detaje nga jeta e tij me bashkëshorten, e cila mori vendimin për të udhëtuar drejt Sirisë, pa dijeninë e tij.

Në një prononcim për emisionin “Me zemër të hapur” në Neës24, Afrim Berisha ka mohuar akuzat e babait të bashkëshortes së tij, se ai e dhunonte. Ai ka deklaruar se debatet me gruan e tij nisën vetëm pasi ajo filloi t’u kërkonte vajzave që të mbuloheshin dhe të faleshin si ajo.

“Nuk është e vërtetë që e kam dhunuar. Kemi pasur një debat kur filloi duke i folur gocat që do faleni do visheni dhe gocat nuk pranonin dhe unë kam ardhur i kam gjetur duke qarë. Kjo ka nisur 1 vit, 1 vit e gjysmë përpara se e ik”, tha Afrim Berisha.

Më tej, ai ka thënë se bashkëshortja e tij u lidh me disa të vetëquajtur “hoxhallarë” në Kosovë dhe ata e bindën që të nisej për të luftuar në Siri.

 “Ndikimi vetëm puna e telefonit, interneti. Mysliman jam dhe unë dhe familja ime por nuk e praktikojmë me veshje dhe mu falë. Ajo filloi, por as familja e saj nuk e praktikon. Ajo vetëm me anë të internetit. Kompjuteri sipas policisë italiane, ka folur me disa nga Kosova, hoxhallarë dhe kjo ka pyetur e ka folur dhe ata i kanë blerë mendjen dhe i kanë thënë po të çojmë. Për të qenë myslimane e vërtetë duhet të shkosh të ndihmosh myslimanët në Siri”, tregoi i ati i Alvin Berishës.

Ditën që kishte ikur, bashkëshortja e Afrim Berishës kishte marrë me vete vetëm djalin, duke lënë pas vajzat e saj. Babai i Alvinit ka treguar se çfarë ndodhi ditën që ata u nisën për në Siri.

 “Atë ditë që ka ikur më merr vajza nga ora 17:30 e më thotë mami ku është. I them duhet të jetë në shtëpi. Shkoj në shtëpi dhe telefonin e kishte fikur. Nuk e kam ditur që Alvini nuk kishte shkuar në shkollë. Vajza pa në dhomë që nuk ishin rrobat e saj. Kontrollova dhe pasaportat. Pas 3 ditëve më ka shkuar ajo vetë që ndodhem në Siri. I thashë përse ke shkuar atje. I thashë pse më tha e tani erdha unë. Po vajzat ku i le i them. Vajzat mbaji ti më tha, djalin e mbaj unë.

Ajo më shkruaji me viber e më tha kam ikur me dy motra myslimane dhe kam ardhur këtu. Ato kanë ardhur nga Gjermania dhe kanë ikur nga Bergamo. Problemin e saj nuk e kam menduar asnjëherë. Kam menduar vetëm për Alvinin.

Alvini thotë që mami e kishte mendjen vetëm për t’u falë. Ai burri i asaj rrallë vinte në shtëpi. Alvini nuk e njeh mirë, ai gjithmonë me mjekër dhe veshje të zezë”, zbulon Afrim Berisha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img