Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
2.6kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
4 °
E premte, 21 Janar, 2022

“I dërgova një mesazh sepse nuk i flisja dot”, Belind Këlliçi sqaron bisedën me Metën në 8 Janar

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka sqaruar bisedën me presidentin Ilir Meta gjatë protestës së 8 Janarit në selinë e PD-së. Deputeti demokrat tha në një intervistë në “ABC News” se ka pasur një thirrje në celular nga  Meta gjatë kohës që ai ka qenë në mbledhje. Por në pamundësi për t’iu përgjigjur, Këlliçi i ka dërguar një mesazh.

“Një komunikim që është bërë publik edhe për media. Kam pasur një telefonatë nga presidenti mëngjesin e 8 janarit që nuk kam pasur mundësi t’i përgjigjem. Unë komunikoj çdo ditë në çdo orë të ditës të natës me demokratë të thjeshtë apo jo. Çdokujt i kthej përgjigje dhe jo më presidentit. I kam çuar një mesazh mbrapsht kur kam parë thirrjen që president kam qenë në takim. Ai kishte pasur një shqetësim në lidhje me makinat e parkuara”, u shpreh Këlliçi.

Këlliçi tha më tej se në 8 Janar janë thyer disa xhama pasi 12 protestues janë goditur dhe gjakosur.

“Janë thyer disa xhama sepse demokratët janë goditur janë gjakosur. 12 prej tyre janë dërguar në spitalin e Traumës. Në gjendjen ku është sot PD do doja të dija ndonjë forcë politike në botë që blindon selinë dhe helmon anëtarët e saj me gaz”, shtoi Këlliçi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img