Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
72 %
1.5kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
27 °
Mar
25 °
E premte, 17 Shtator, 2021

I dënuari për vrasjen e Ibrahim BASHËS flet nga Drenova: Ne s’e kemi problem GJAKDERDHJEN, s’pranojmë KOMUNIZMIN! Policia u ka çarë kokat të burgosurve, u ka thyer duart e brinjët…

spot_img

Lajme të ngjashëm

c6e48df76b3688d82bbb253d5e775367

Albion Aliko, një nga të dënuarit nga Krimet e Rënda me 20 vite burg, si një nga kokat e grupit të zjarrit që qëlloi drejt efektivit të RENA-s Ibrahim Basha në Lazarat, duke e lënë të vdekur, ka folur para pak minutash nga Burgu i Drenovës.

Në një lidhje telefonike për Faxnews, Albion Aliko tha se po u bëhet presion pasi nuk pranuan që të merrnin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

“98% e të burgosurve nuk kanë votuar. Na u bë presion të votonim. I kanë detyruar drejtori dhe shefi i policisë vartësit të vijnë të na bëjnë presion ne këtu. Ne s’pranuam dhe pas 30 qershorit ata po u kthejnë të burgosurve familjarët mbrapsht. Po na pengojnë ajrimin, nuk dalim në ajërosje, edhe ujin na e japin me gramaturë. Po na provokojnë, ne ngremë zërin ata s’na kthejnë përgjigje”, tha Aliko ndërsa tregoi edhe një episod përplasje që sipas tij ka ndodhur në sektorin e sigurisë së lartë mes policisë e të burgosurve.

“Në burgun e sigurisë së lartë është provokuar një revoltë para dy muajve, policia u ka carë kokat me shkop gome, u ka thyer duart, u ka thyer brinjët disa të burgosurve dhe gjenden akoma në izolim 21 ditësh pa asnjë takim pa ushqim. Këta po nxisin gjakderdhje, ne s’kemi problem as gjakderdhjen në momentin që jemi këtu se s’pranojmë komunizmin. Kemi marrë masën e parë, kemi dalë jashtë si mosbindje. Sektori ynë në Burgun e Drenovës s’mori pjesë në votime dhe këta po hakmerren, po nxisin revolta të qëllimshme”, tha Aliko nga burgu i Drenovës.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img