Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

I dënuar për vrasje, shqiptari arratiset nga burgu në Itali (FOTO-EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Olsi Shaqulli

Një shqiptar i dënuar për vrasje ka marrë dy ditë leje nga një burg në Itali, por nuk është kthyer më.

Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Olsi Shaqulli, i cili vuante dënimin me 11 vite burg për vrasjen e një italiani.

Olsi Shaqulli së bashku me persona të tjerë, në vitin 2008 tentuan të grabisin katër të rinj italianë në momentin që po luanin bixhoz, raporton Newsbomb.al. Gjatë tentativës, italianët kundërshtuan dhe një prej grabitësve qëlloi me armë duke vrarë një prej italianëve. Shaqulli u arratis në Shqipëri por u arrestua në vitin 2012. Ai u rrëfye para autoriteteve dhe pranoi krimin. Gjykata italiane e dënoi me 11 vite heqje lirie për vrasje, grabitje dhe armëmbajtje pa leje.

Por pak ditë më parë 54-vjeçari shqiptar mori dy ditë leje nga burgu i Kampobasos. Pasi doli për të shijuar lirinë, ai nuk u kthye më. Policia italiane është vënë në kërkim të tij ndërsa nga hetimet paraprake nuk rezulton që nga brenda burgut shqiptari të ketë komunikuar me ndonjë person.

Nuk përjashtohet mundësia që të jetë arratisur drejt Shqipërisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese