Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“I dënuar për vrasje dhe plagosjen e shefit të policisë”, Gjata: Rama i dha leje për resort burrit të kandidates së Tom Doshit (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
“I dënuar për vrasje dhe plagosjen e shefit të

Sekretari për Çëshjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata deklaroi mbrëmjen e sotme se në qarkun e Shkodrës mazhoranca vodhi votat e 25 prillit, duke blerë dhe kërcënuar njerëzit që të mos shkojnë të votojnë.

Ai akuzoi kryeminstrin Edi Rama se ka blerë vota përmes bashkëpunimit të tij me kriminelët dhe Tom Doshin.

Sipas Gjatës, bashkëshorti i kandidates së PSD-së në Shkodër, Meri Markiçi, rezulton i dënuar për vrasje dhe plagosjen e një shefi policie, të cilit i është dhënë leje nga Edi Rama për ndërtimin e një resorti, pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit.

“Sot kemi dëgjuar një deklaratë të Z. Bardhi për një urdhër që ka dhënë Rama për lirmin e një personi nga burgu. Unë po ju them një fakt tjetër. Në Shkodër, Tom Doshi, kandidatja për deputete Meri Markiçi, bashkëshorti i saj është dënuar për vrasje në vitin 1992, si edhe plagosjen e një shefi policie. Ky person ka bashkëpunuar me një person që ka marrë tendera nga qeveria dhe për këtë ka edhe foto. Dhe kanë blerë vota dhe kanë kërcënuar njerëzit që të mos shkojnë të votojnë. Ky person ka marrë leje si ndërtues strategjik, pikërisht ndërtimin e një resorti nga qeveria Rama, vetëm disa muaj më parë”, u shpreh Çlirim Gjata në Syri Tv.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll