Hapësire reklamuese

Aktualitet

I dënuar për vjedhje, i riu në Durrës s’vë mend, arrestohet për të njëjtën vepër

Shkruar nga Newsbomb
I dënuar për vjedhje, i riu në Durrës s’vë mend,

Një 30-vjeçari në Durrës, i dënuar edhe më parë për vjedhje, duket se nuk ka vënë mend pasi është arrestuar sot për të njëjtën vepër penale.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja". Personi në fjalë gjatë këtiij muaji ka grabitur bateritë e 2 automjeteve.

Njoftimi i policisë së Durrësit:

Vodhi bateritë e 2 automjeteve pasi kreu dënimin me burgim për të njëjtën vepër penale, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve dhe veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndaluar shtetasin:

E.Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".

Nga veprimet hetimore dyshohet se 30-vjeçari:

-më datë 04.12.2023, ka vjedhur baterinë e një automjeti, në lagjen nr. 5;

-më datë 23.12.2023, ka vjedhur baterinë e një automjeti, në lagjen nr. 16/1.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese