Hapësire reklamuese

Aktualitet

I dënuar për trafikun e 613 kg kokaine, Arbër Çekaj kërkon trajtim mjekësor: Më çoni në spital

Shkruar nga Newsbomb
I dënuar për trafikun e 613 kg kokaine, Arbër Çekaj

Arbër Çekaj, i dënuar për trafik kokaine, i ka drejtuar një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme te Burgjeve dhe Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja që ta dërgojnë në spitalin e burgjeve për trajtim mjekësor për shkak problemeve shëndetësore.

“Kam probleme shëndetësore, kam nevojë për trajtim spitalor”, ka thënë  Çekaj.

Çekaj i dënuar për trafikimin e 613 kg kokaine kolumbiane është izoluar ne regjimin 41 biss ose siç njihet burgu i egër.

Kujtojmë se Arbër Çekaj u arrestua nga policia për 613 kg kokainë në Portin e Durrësit në vitin më 28 shkurt 2018.

Droga ishte fshehur në kontenierë me banane, ndërsa Çekaj përdorte emrin e kompanisë së tij të importit të frutave për të fshehur transportin e drogës. Ai u arratis nga Shqipëria duke ndërruar mbiemrin nga Arbër Çekaj në Arbër Jansen. Në shkurt të 2018, ai kap në flagrancë nga policia gjermane në një banesë dykatëshe.

Gjithashtu si të përfshirë në trafikim janë edhe menaxheri i kompanisë Donaldo Lushaj dhe shoferi i kamionit Armando Pezaku, të cilët u arrestuan sëbashku me Çekajn.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.