Hapësire reklamuese

Aktualitet

I dënuar për trafik droge dhe evazion fiskal, arrestohet shqiptari në Itali

Shkruar nga Newsbomb
I dënuar për trafik droge dhe evazion fiskal, arrestohet shqiptari

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti. Sipas asaj që mediat vendase raportojnë mësohet se 59-vjeçari ishte dënuar me 3 vite e 11 muaj burg pasi akuzohet për veprat penale të trafikut të drogës dhe evasion fiskal.

Sipas hetimeve rezulton se ky shtetas ka qenë përgjegjës për një sërë shkeljesh të kryera në vitin 2014. Shqiptari kishte mundur të fshihej, duke iu shpangur ekzekutimit të urdhrit të gjyqtarit.

Mësohet se ndalimi i shqiptarit është bërë në portin e qytetit bregdetar dhe më pas ai është transferuar në burgun e Raguzës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese