Hapësire reklamuese

Aktualitet

I dënuar për terrorizëm dhe prej një jave në grevë urie, Genci Balla transferohet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e burgut të Peqinit

Shkruar nga Newsbomb
Genci Balla

Genci Balla, i dënuar për rekrutimin e besimtarëve për qëllime terroriste dhe i vendosur në regjimin "41 bis" është transportuar me urgjncë për në spitalin e burgut të Peqinit.

Prej një javë Balla ndodhej në grevë urie pasi ka refuzuar qëndrimin ën "41 bis", ndërsa akuzon drejtuesit e burgut se po e torturojnë.

Në grevë me Ballën ishin edhe dy të dënuar të tjerë të regjimit "41 bis", edhe ata në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që një prej tyre, Albion Aliko, që nuk është dërguar në spital është drejt humbjes së shikimit si pasojë e mosushqyerjes.

Balla është duke u trajtuar me serume, dhe vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim për refuzimin e ushqimit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.