Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
4.1kmh
0 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

I dënuar për prostitucion? Kryebashkiaku i Divjakës akuzon Gazment Bardhin: Po më shantazhon se po i verifikoj resortin!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, ka reaguar sërish lidhur me akuzat e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët i kërkuan Prokurorisë ësë Përgjithshme ta hetojnë pasi sipas tyre rezulton të jetë i përfshirë në prostitucion.

Kokoneshi thotë se këto janë akuza të përsëritura të vitit 2018, duke shtuar së në një vendim të prokurorisë në vitin 2019 ai rezulton të jetë i pastër.

Kryebashkiaku ka akuzuar deputetin demokrat, Gazment Bardhin, se po e shantazhon, pasi po i verifikohet prona e një resorti në Divjakë, ku sipas tij është strehë për demokratin.

“Akuza të përsëritura. Të njëjta më të vitit 2018. Ka një vendim të prokurorisë 15 korrik 2019 ku figura ime është e pastër, pas kontrolleve brenda dhe jashtë shtetit. Akuzat për shkak të një anëtari të këshillit kombëtar të PD, Dritan Stërkaj.

Resorti i tij Divjaka resort strehë e Gazmend Bardhit. Ashtu si i kam kallzuar në prokurori, do t’i kallëzoj sërish! Gaz Bardhi do të më shantazhojnë, sepse po verifikoj pronat e Divjaka resort”, tha kryebashkiaku për “News24”.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img