Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
47 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
8 °
Sht
4 °
Die
0 °
E mërkurë, 19 Janar, 2022
spot_img

I dënuar për pedofili e ngacmim seksual, mësuesi rikthehet të jap mësim në Berat, prindërit kërkojnë ta largojnë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një skandal është shënuar në një shollë në Berat, ku një mësues i akuzuar për “pedofili” është rikthyer në shkollën “22 Tetori” për të dhënë mësim.

Bëhet me dije se mësuesi i dënuar për ngacmim seksual, është emëruar në shkollë mësues për lëndën e “Fizikës” dhe “Informatikës”.

Mësuesi i emëruar që ka qenë edhe u dënuar më parë është Ëngjëll Bregu 62 vjeç. Janë prindërit ata që kanë bërë denoncim dhe kërkojë që mësuesi të mos u jap mësim fëmijëve të tyre.

Për media fëmijët janë shprehur se ai ka një vështrim të çuditshëm dhe se e shkuara e tij i tremb.

“Mësuesi na jep fizikë dhe informatikë. Kemi dëgjuar që ka ngacmuar nxënës dhe që është dënuar dhe kemi pak frikë. Ai sesi të shikon në klasë dhe për këtë kemi njoftuar edhe prindërit”-shprehen nxënësit e shkollën 9-vjeçare “22 Tetori”.

Pas mbërritjes së mediave jashtë ambienteve të shkollës, mësohet se drejtoresha i ka kërkuar Bregut të largohej si dhe Derjtoria Arsimore (DAR)të bëjë transferimin e tij në një shkollë tjetër.

Në vitin 2003, kanë qenë disa nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Uznovë” në Berat ata që e kanë denoncuar mësuesin e tyre kujdestar Ëngjëll Bregu se gjatë një ekskursioni në Bogovë ai i kishte prekur në pjesët intime të trupit.

Në 25 Prill 2009 ai është akuzuar sërish nga 13 prindër se ka ngacmuar seksualisht fëmijët e tyre.

Mësuesi akuzohej se ngacmonte fëmijët dhe se shkonte i dehur në ambientet e shkollës. Pas një peticioni nga prindërit, DAR mori vendimin  që ta pezullonte nga detyre.

Por pas këtij “rrugëtimi” Bregu është kthyer sërish në shkollë, ende nuk dihet se kush ka firmosur që ai të rikthehej në shkollë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img