Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I dënuar për pedofili dhe ngacmim seksual, pezullohet nga detyra mësuesi në Berat

Shkruar nga Newsbomb
I dënuar për pedofili dhe ngacmim seksual, pezullohet nga detyra

Është pushuar nga puna mësuesi Ëngjëll Bregu, i cili ishte rikthyer në detyre edhe pse disa vite më parë kishte qenë i dënuar për pedofili dhe ngacmim seksual.

Burime për media bëjnë me dije se mësuesi është pezulluar nga detyra nga Zyra Arsimore në Berat deri në zbardhjen e plotë të fakteve.

Mësohet se Bregu ka dorëzuar dëshminë e penalitetit, ku thuhet se nuk ka qenë i dënuar më parë.

Kujtojmë që në 2003 Bregu ka qenë i dënuar për pedofili dhe ngacmim seksual, ndërsa para një jave është rikthyer në punë në Berat në shkollën “22 Tetor”.

Ndërsa fëmijët janë shprehur se kanë frikë nga e shkuara e tij, ndërsa prindërit kanë kërkuar që të largohet nga shkolla.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll