Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I dënuar për lidhje me ISIS, myslimani Verdi Morava në grevë urie prej një muaji

Shkruar nga Newsbomb
I dënuar për lidhje me ISIS, myslimani Verdi Morava në grevë

Që prej 25 shkurtit, myslimani Verdi Morava, i dënuar rekrutim luftëtarësh për ISIS-­in në Shqipëri, ka hyrë në grevë urie.

Morava pretendon se nuk i miratohet leja shpërblyese dhe për këtë arsye ka marrë këtë vendim ekstrem.

Për këtë çështje ka folur edhe babai i të dënuarit, i cili pretendon se djali i tij po vdes për shkak të autoriteteve.

‘Kërkoj ndihmë, im bir po vdes. Autoritetet nuk po e vënë ujin në zjarr’, ka thënë ai.

Ndërkohë kujtojmë se Verdi Morava është dënuar me 10 vite burg pasi akuzohet për rekrutim të personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, ose të financimit të terrorizmit, nxitje, thirrje publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste dhe për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll