Hapësire reklamuese

Aktualitet

I dënuar për inceneratorin e Fierit, prangoset pronari i "FROGGY" që përfitoi miliona

Shkruar nga Newsbomb
I dënuar për inceneratorin e Fierit, prangoset pronari i

Regan Merdani, një ndër personat e dënuar nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK për inceneratorin e Fierit, është lokalizuar dhe arrestuar në Durrës. 32 vjeçari nga Tirana rezulton i dënuar me 3 vite burg në mungesë, pasi akuzohet se ka krijuar një skemë mashtruese me TVSH.

"Regan Merdani, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili u lokalizua dhe u kap në lagjen nr. 4, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet  burgim, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar".

Hetimet për 32-vjeçarin kanë nisur që në vitin 2016 dhe si rezultat i tyre është provuar se ky shtetas e kryente mashtrimin lidhur me TVSh-në, përmes një biznesi në fushat e prodhimit dhe tregtimit të produkteve ushqimore", thuhet në njoftimin e Policisë së Durrës.

Administratori dhe pronari i vetëm i kompanisë "FROGGY SH.P.K" akuzohet se ka bashkëpunuar me pronarin e inceneratorit të Fierit, Klodian Zoto, duke organizuar dhe vënë në funksionim skema mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar, me qëllim fitimin për llogari të inceneratorit, duke konsistuar në përfitimin e kreditimit TVSH-së.

Shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, pronare e inceneratorit të Fierit ka realizuar blerje fiktive nga kompanitë e personave të përfshirë në vlerë totale prej 359.4 milionë lekë dhe dëmi i shkaktuar përmes TVSH-së në buxhetin e shtetit është 60 milionë lekë të reja.

Arratia e Regan Merdanit ka përfunduar dhe ai ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, e cila e ka dorëzuar në Tiranë për llogari të Prokurorisë së Posaçme, si organi që ka përfaqësuar akuzën ndaj tij dhe ka kërkuar dënimin me burgim, shkruan newsbomb.al.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese