Roland Dedja është shqiptari, i cili arriti të arratistet nga burgu i Teramos, në Itali. Autoritet vijojnë kërkimet në të gjithë zonën për të bërë të mundur arrestimin e 39-vjeçarit.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari është ndihmuar nga një dron, për të realizuar arratisjen e tij spektakolare.
Shqiptari ndodhej në burg me akuzën për vrasjen e një bashkëkombasi të tij në Brescia. Mirëpo për 39-vjeçarin nuk është hera e parë që arrin të arratiset nga burgu. Në vitin 2010 ai arriti të arratisej nga burgu i Pizës, ku u akuzohej për vrasje dhe tentativë vrasjeje.
Ai u arratis së bashku me një të burgosur tjetër, Bledar Shehun. Aventuara e tyre mori fund dy muaj pasi u arratisën.