Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
5.1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

I dënuar nga Gjykata në Firence për “Vrasje”, Interpol Tirana arreston lushnjarin e shumëkërkuar (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 59 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Shqipëri pas një operacioni të Interpol Tiranës, Policisë së Kavajës dhe asaj të Lushnjes. Në pranga ka rënë shtetasi Nikolla Dura (Duri) 59 vjeç.

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndjekja”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit N. D.(D.), 59 vjeç, banues në Lushnjë”, njofton Policia.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img