Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

I dënuar nga Gjykata e Torinos për prostitucion, arrestohet nga Interpol 55 vjeçari nga Rrogozhina, pritet ekstradimi në Itali (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b3b42181d12f286abf4b184c696b1d88

Xheladin Deda 55 vjeç, është arrestuar nga Policia e Kavajës në bashkëpunim me Interpol Tiranë dhe pritet të ekstradohet në Itali. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Torinos me 4.4 vite burg.

Sipas njoftimit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Rrogozhinë u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Xheladin Deda, 55 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 4 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Dhunë seksuale”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img