Hapësire reklamuese

Aktualitet

I dënuar nga gjykata e Tiranës me 20 vite burg, arrestohet në aeroport vrasësi

Shkruar nga Newsbomb

Policia italiane ka arrestuar në aeroport  një shtetas shqiptar i dënuar për vrasje nga gjykata e Tiranës me 20 vite burg.

Sipas mediave italiane bëhet fjalë për 37 vjeçarin me iniciale K.D i cili ka rënë në gjurmët e policisë  pas kthimit nga  Stambolli.

Shqiptari në aeroport shoqërohej nga gruaja e tij italiane, dhe  fillimisht policia e ka identifikuar si 38-vjeçarin me kombësi kosovare me iniciale A.H.

Por nga një kontroll më i thellësishëm policia ka zbuluar se shqiptari me kombësi kosovare në të vërtetë është shtetasi me iniciale K. D i dënuar nga gjykata e Tiranës  në vitin 2008 me  20 vite burg.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu