Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
34 °
E diel, 25 Korrik, 2021

I dënuar nga Gjykata e Bolonjës për drogë, arrestohet 42-vjeçari nga Vlora, pritet ekstradimi në Itali (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

11f41e3cffc7283339bab046366d8cb7

Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkorike është arrestuar në Vlorë me qëllim ekstradimin në Itali.

Në pranga ka rënë Shaqo Kalaj, 42 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Bolonjës e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëpashme për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet Operacioni policor i koduar “Dukati”, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Kapet dhe arrestohet një 42-vjeçar i shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur  në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në  informacionet e marra në rrugë operative, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, falë dhe shkëmbimit në kohë reale të informacionit me Interpol Roma dhe Interforza-n, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Dukati”.

Si rezultat  operacionit u bë e mundur që  në fshatin Dukat, të kapej dhe ndalohej shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Shaqo Kalaj, 42 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Bolonjës e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Më shumë

spot_img
spot_img