Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I dënuar në Milano me 10 vite burg për organizatë kriminale, arrestohet në Fushë Krujë 47 vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

47 vjeçari Agim Likaj është arretuar nga Policuia në Fushë Krujë pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar këtë shtetas me 10 vite burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Sipas Policisë, shërbimet e Policisë Krujë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e shtetasit të kërkuar, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Agim (Artur) Likaj, 47 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Milanos, Itali, më datë 10.09.2020, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale "Pjesëmarrja në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve", parashikuar nga Kodi Penal italian.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll