Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I dënuar në Itali me 4 vite burg, Interpoli prangos 36 vjeçarin nga Tirana (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
I dënuar në Itali me 4 vite burg, Interpoli prangos 36 vjeçarin

Elion Pojani, një 36 vjeçar nga Tirana, është prangosur sot nga Interpoli dhe pritet të ekstradohet në Itali. Ai është dënuar me 4 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Kërcënime dhe lëndime që shkaktojnë vdekjen".

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

Elion Pojani, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Italisë e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kërcënime dhe lëndime që shkaktojnë vdekjen". Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll