Hapësire reklamuese

Aktualitet

I dënuar në Greqi për 3 vepra penale, arrestohet 31 vjeçari nga Gramshi (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Ditën e sotme policia ka bërë të mundur arrestimin e një 31 vjeçari, i cili ishte dënuar në Greqi me 3 vepra penale.

Bëhet fjalë për Altin Beqirin nga Gramshi, i cili është dënuar me 7 vite e 7 muaj burg për veprat penale “Vjedhja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 7 vjet e 7 muaj burgim.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, falë punës së mirorganizuar, kapën dhe ndaluan shtetasin:

Altin Beqiri, 31 vjeç, banues në Gramsh.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për efekt të njohjes dhe ekzekutimit në Shqipëri të vendimit të Gjykatës Apeluese të Krimeve të Rënda Aigaiou, Greqi, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 7 muaj burg, për veprat penale “Vjedhja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu