Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
75 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

I dënuar me burgim të përjetshëm, arrestohet 49-vjeçari, mik i bandës së Durrësit (EMRI-VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Durrësit ka arrestuar një 49 vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për vrasje, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Në pranga ka rënë, Ermir Dervishi, i njohur si ‘miku i bandës së Durrësit’. Ky i fundit ka vrarë në vitin 1998, Gentian Duron në Itali. 

Arrestimi i tij është bërë me qëllim me qëllim ekstradimin drejt Italisë. 

Njoftimi i policisë: 

 Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të mara dhe një pune të mirëorganizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

  • Ermir Dervishi, 49 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi Ermir Dervishi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit të Alessandrias, në datën 18.02.1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale “Vrasja”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Më shumë




spot_img








spot_img