Një vrasës i rrezikshëm është arratisur në mënyrë spektakolare nga një burg në Pensilvani.
Danelo Cavalcante, 34 vjeç i dënuar me burgim të përjetshëm është arratisur duke u ngjitur në dy faqe muri.
Nga pamjet e publikuara të burgut tregojnë se si i burgosuri është ngjitur në mure, duke arritur në tarracë, ndërsa më pas është ngjitur në gardhin me tela me gjemba duke arritur kështu të arratiset.
Policia e Pensilvanisë ka nisur kërkimet në të gjithë vendin për të bërë të mndur arrestimin e 34-vjeçarit të rrezikshëm.
Cavalcante është një emigrant brazilian që hyri ilegalisht në SHBA, u dënua muajin e kaluar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Deborah Brandao, në sy të dy fëmijëve të saj në vitin 2021.
Prokurorët argumentuan se ai e vrau të dashurën pasi ajo do të njoftonte policinë për një vrasje që i riu kishte bërë në 2017 në Brazil.