Hapësire reklamuese

Aktualitet

I dënuar me burg nga Gjykata e Posaçme, kapet në Vlorë anëtari i grupit të Habilajve (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
I dënuar me burg nga Gjykata e Posaçme, kapet në Vlorë

Arrestohet në Vlorë Reshat Radhima, i dënuar me burg si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të Habilajve.

Radhima është ndaluar gjatë kontrolleve të policisë në qytetin e Vlorës, pasi GJKKO e ka dënuar atë me 4 vite e 2 muaj burg për kultivim të bimëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar.

Radhima u kap në përgjimet për drogë teksa bisdeonte në vitin 2016 me Taulant Haxhirajn dhe shqetësoheshin se parcelat me hashash rrezikoheshin nga krimbi.

“Në vijim të kontrolleve është kapur dhe ndaluar shtetasi Reshat Radhima, 56 vjeç, banues në Vlorë, sepse Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj e 4 ditë burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i struktuaruar kriminal”, bën me dije Policia e Vlorës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu