Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I dënuar me burg, ekstradohet nga SHBA 32-vjeçari (AKUZAT-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
I dënuar me burg, ekstradohet nga SHBA 32-vjeçari (AKUZAT-VIDEO)

Ekstradohet nga SHBA një 32 vjeçar i dënuar, ku ka kryer 5 vite burg për veprën penale “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”.

Ky i fundit ka vuajtur dënimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ka qenë i dënuar me 5 vjet burg  nga Gjykata e Illinois/SH.B.A, me vendim penal nr. 10CR217, datë 11.05.2011.

Ndërkohë 32-vjeçari është dënuar edhe në Shqipëri për falsifikim të dokumenteve.

Njoftimi i plotë: 

Bashkëpunim i ngushtë mes Interpol Tirana dhe Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë (DSS).

Ekstradohet nga SHBA, një shtetas i dënuar në Shqipëri për falsifikim të dokumenteve. Ky shtetas i dënuar dhe në SHBA, ku ka kryer 5 vite burg për veprën penale “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”.

Z.Q.K. Interpol Tirana në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë (DSS) ka ekstraduar nga SHBA-ja në Shqipëri shtetasin D.M, 32 vjeç, lindur në Elbasan.

Në aeroportin “Nënë Tereza” me ndihmën e Agjencisë për Emigracionin dhe Doganave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ICE-ERO), Shërbimi Diplomatik i Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), u ka dorëzuar specialistëve të Z.Q.K. Interpol Tirana 32-vjeçarin D.M.

Ky shtetas ka vuajtur dënimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ka qenë i dënuar me 5 vjet  burg  nga Gjykata e Illinois/SH.B.A, me vendim penal nr. 10CR217, datë 11.05.2011, për veprën penale “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll