Hapësire reklamuese

Aktualitet

I dënuar me burg, arrestohet në Pukë durrsaku i shumëkërkuar

Shkruar nga Newsbomb

Policia së Pukës ka arrestuar një 36-vjeçar ditën e sotme.

Sipas bluve shtetasi me inicialet B.D banues në qyetetin e Durrësit rezultonte i shpallur në kërkim për veprn penale që rëndonte mbi të "Prodhim e shitje të narkotikëve". Për këtë akuzë ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës kishte lëshuar masën e sigurisë 'Arrest me burg'.

Njotimi i plotë i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore

I shpallur në kërkim për Shitje të lendeve narkotike, kapet nga forcat policore Pukë

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, B. D. 36 vjeç, banues në Durrës.

Ndalimi i tij u bë për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës e cila e kishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës me vendim penal nr.279 datë 24.07.2018 ka caktuar masën e  sigurisë "Arrest në burg". për veprën penale të "Prodhim e shitje të narkotikëve" parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal. Ky shtetas iu dorezua strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu