Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

I dënuar me 9 vite burg në Itali, për “shkelje e ligjit mbi narkotikët”, arrestohet në Durrës 41 vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ka rënë në prangat e policisë.

Në pranga ka rënë shtetasi Adrian Kacmoli, 41 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Venecias/Itali e ka dënuar me 9 vjet e 3 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Newsbomb mëson se Adrian Kacmoli është një biznesmen shumë i njohur në Shqipëri. Ai ka në pronësi një një agjencie udhëtimesh.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Policia e Durrësit, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 9 vjet e 3 muaj burg, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Operacioni i zhvilluar nga strukturat e DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Strukturat e Policisë Vendore Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZKQ Interpol Tirana, në bazë dhe të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit Adrian Kacmoli, 41 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Venecias/Itali e ka dënuar me 9 vjet e 3 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Më shumë

spot_img
spot_img