Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
26 °
Mar
29 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

I dënuar me 8 vite burg në Itali, 45-vjeçari kapet në Shkodër (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 45 vjeçar i shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike dhe drejtim të një organizate kriminale është arrestuar nga forcat “Shqiponja” në Shkodër.

I arrestuari, 45-vjeçari Nikel Vuksani (Domi), banues në Shkodër është dënuar me 8 vite burg nga gjykata e Firences, dënim të cilin do ta vuajë në burgun e Reçit.

Njoftimi i plotë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtrar e ndërkombëtar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”, pas një pune të mirorganizuar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:

Domi alias Nikel Vuksani, 45 vjeç, banues në Shkodër:

Gjykata e Apelit Shkodër me Vendimin Nr.10, datë 21.01.2022, ka vendosur njohjen e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Firence, e cila e ka dënuar me 8 vite burg që do i vuajë në IEVP Reç, Malësi e Madhe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img