Hapësire reklamuese

Aktualitet

I dënuar me 5 vite burg për drogë dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 49-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
I dënuar me 5 vite burg për drogë dhe armëmbajtje pa leje,

Pas 5 vitesh në arrati, policia ka vënë në pranga 49-vjeçarin Kastriot Gega, banues në Shkodër.

Gega ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e policisë, pasi rezulton i dënuar me 5 vite nga Gjykata e Shkodrës për kultivim kanabis si dhe prodhim e armëmbajtje pa leje.

49-vjeçari Kastriot Gega akuzohet se ka qenë bashkëpunëtor në kultivimim e 3280 bimëve narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i policisë: 

Në zbatim të planit të masave të hatuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, pas informacioneve të siguruara, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, është organizuar dhe finalizuar operacioni “Kultivimi”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

Kastriot Gega, 49 vjeç, banues në Shkodër.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e datës 17.09.2018, e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, pasi ka rezultuar bashkëpunëtor në kultivimim e 3280 bimëve narkotike cannabis sativa.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese