Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

I dënuar me 40 vite për vrasje, kush është shqiptari që u arratis nga burgu si nëpër filma (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
I dënuar me 40 vite për vrasje, kush është shqiptari që

Bekim Memeti nga Tetova është i burgosuri shqiptar i cili arriti të arratisej mbrëmjen e kaluar nga burgu i Idizovës në Maqedoninë e Veriut.

Sipas mediave vendase mësohet se shqiptari është dënuar gjashtë vite më parë me 40 vjet burg për vrasje.  Ai arriti të arratisej teksa ishte duke u transportuar nga burgu në spital.

Furgoni që po transportonte Mehmetin u ndalua nga disa persona të armatosur ku nuk munguan as të shtënat dhe si pasojë mbeti i plagosur efektivi i policisë.

Ky aksion i arratisjes ishte i planifikuar pasi këtë e tregon dhe fakti se personat e armatosur e dinin saktësisht se kur do të dërgohej i burgosuri në spital, e njihnin mjetin dhe ndoshta kishin të dhëna shtesë se sa ishte numri i policëve që do ta merrnin të burgosurin, trajtimi dhe rruga e lëvizjes.

Hetimet janë shtrirë në dy pista. Përveç hetimit të brendshëm nga drejtoria e burgjeve, hetim pritet të ngrejë për përgjegjësi edhe Ministria e Brendshme. Sipas Alsat, burgu nuk ka dërguar kërkesë pranë MPB-së për ndihmë shoqërimi të të dënuarit, duke ngritur edhe dyshimet për inskenim dhe prapavijë të rastit.

LEXO EDHE: Po e transportonin drejt spitalit, persona të armatosur sulmojnë furgonin e burgut, RRËMBEJNË të burgosurin dhe plagosin policin

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese