Hapësire reklamuese

Aktualitet

I dënuar me 4.8 vite burg për drogë, lokalizohet dhe prangoset 40 vjeçari nga Tirana

Shkruar nga Newsbomb
I dënuar me 4.8 vite burg për drogë, lokalizohet dhe prangoset 40

Kledist Hysa, një 40 vjeçar nga Tirana, është lokalizuar dhe prangosur nga Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në Policinë e kryeqytetit. Ky shtetas është dënuar nga togat e zeza me 4 vite e 8 muaj burg dhe ndodhej në arrati.

Blutë e Tiranës bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në rrugën "Jordan Misja", u kap dhe vu në pranga shtetasi Kledist Hysa, 40 vjeç, banues në Tiranë.  Ai është shpallur fajtor për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe tashmë veprimet e mëtejshme do të ndiqen nga Prokuroria e Tiranës.

"Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. 

Si rezultat, në rrugën "Jordan Misja", u kap dhe vu në pranga shtetasi Kledist Hysa, 40 vjeç, banues në Tiranë. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Megaoperacioni "Sundimi i ligjit" vazhdon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese