Sektori i Dekriminalizmit në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur sot hetimet për kreun e Bashkisë së Mallakstrës, Qerim Ismailajt.
Mësohet se Prokuroria ka dërguar kërkesën për të marrë shenjat e gishtave të Ismailajt.
Qerim Ismailaj sipas denoncimit të PD disa ditë më parë, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000, për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek.
Ky është denoncimi i katërt i PD-së për kryebashkiakët socialist, pas Valdrin Pjetrit të Shkodrës që u largua nga detyra, pasi i doli dënimi në Itali, Agim Kajmakut të Vorës që i doli dënimi në Greqi, dhe të Mark Babanit krybashkiak i Vaut të Dejës.